Krasniqi, LDK: Efikasiteti i dobët i njerëzve të kësaj Qeverie, zvarriti punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Aktuale

Krasniqi, LDK: Efikasiteti i dobët i njerëzve të kësaj Qeverie, zvarriti punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:29
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se pas 25 muaj zvarritjtje për punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, u njoftua sot se këto punime do të përfundojnë brenda 12 muajve.

Në postimin në Facebook, Krasniqi e LDK-së thotë se efikasiteti i dobët i kësaj Qeverie ka zvarritur këto punime me arsyetime koti, e që siç thotë ajo bëhet fjalë për 10 kilometra asfalt.

Postimi i plotë:

Pas disa përpjekesh për manipulim me qytetarët rreth stagnimit të punimeve në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, herë me arsyetimin e hapjes së tenderëve e herë me procedura tjera që në total parashihnin një përiudh prej 25 muajsh.

Sot paska dal në konferencë zv/ministri Durmishi për të njoftuar se brenda vitit do të përfundojnë punimet (12 muaj) –

Merreni me mend efikasitetin e këtyre njerëzve që nga viti i kaluar kanë zvarritur punimet me arsyetime koti, kinse procedura të tenderimit, ndërkohë bëhet fjalë për shtrimin e më pak se 10km asfalt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat