Deputeti i VV-së i nervozuar me IPKO-n: E ndaloi fjalimin e Kurtit në OKB, një ngjarje e madhe

Aktuale

Deputeti i VV-së i nervozuar me IPKO-n: E ndaloi fjalimin e Kurtit në OKB, një ngjarje e madhe

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Nijazi Isaku

Deputeti i VV-së, Nijazi Isaku, ka folur sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike të Kuvendit të Kosovës.

Në fjalën e tij, Isaku është shfaqur shumë i nervozuar me IPKO-n.

Deputeti i VV-së e akuzoi këtë kompani për ndërprerje të fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit.

“Ju e patë dje çfarë ndodhi. Unë vetë jam çu e kam incizu, t’u fol një ngjarje e madhe që ndodhke në vend, kryeministri i vendit u ballafaqojke në Këshill të Sigurimit, dul IPKO e bllokoi, në dhejtë ora. Jam çu kam bo incizim, s’kam arrit unë qasje, u dashtë me hy në telefon, në kompjuter, naj ndali qasjen kur flet kryeministri i Kosovës, çfarë ngjarje po doni?” – deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat