A është ndaluar dinari?, tregojnë nga BQK-ja

Aktuale

A është ndaluar dinari?, tregojnë nga BQK-ja

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Përdorimi i dinarit serb, është një nga temat kryesore që po diskutohet tash e disa ditë në vend.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e njeh si valutë të vetme të pagesave Euron.

E kjo ka ngjallur reagime të shumta nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai serb.

Faktori ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

A është ndaluar dinari në Kosovë?

BQK-ja rreth kësaj çështje ka publikuar të premten një video e cila jep përgjigjen rreth shumë pyetjeve me interes.

Ky institucion tregon se dinari nuk është i ndaluar në Kosovë.

“Jo. Dinari si çdo valutë tjetër jo-euro (dollari, funta, frangu etj) lejohet të posedohet dhe ruhet si vlerë (kursime fizike, kursime në llogari, konvertim në institucione financiare. Pra, dinari NUK është i ndaluar”, shpjegon Banka Qendrore në videon e publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat