Rikthimi i grafiteve të “Brigadës së Veriut” - policia nis hetimet

Aktuale

Rikthimi i grafiteve të “Brigadës së Veriut” - policia nis hetimet

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 08:58
Grafitet në veri

Në Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Leposaviq janë shkruar grafite në disa objekte.

Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre.

Lidhur me rastin është deklaruar policia e cila përmes raportit njofton se rastet janë duke u hetuar.

Rastet janë si më poshtë:

Zubin Potok  11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri  11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq  11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat