Mjekët në QKUK ia shpëtojnë jetën njëvjeçarit: Kishte gëlltitur një pjesë të lodrës

Aktuale

Mjekët në QKUK ia shpëtojnë jetën njëvjeçarit: Kishte gëlltitur një pjesë të lodrës

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Ai gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një fëmiu 1-vjeçar.

Ai gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Fëmiu ishte dërguar me urgjencë në sallë të operacionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i është larguar pjesa e lodrës dhe i janë liruar rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët kanë apeluar tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat