Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për keqtrajtim të kafshëve

Aktuale

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për keqtrajtim të kafshëve

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 18:41
Personi i kërkuar. Foto: Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për keqtrajtim të kafshëve.

Policia, me autorizim nga prokuroria ka publikuar edhe fotografi të personit të dyshuar, që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e tij.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve nga neni 346 par.3 të KPRK-së”- ka thënë Policia e Kosovës.

Policia i ka lutur qytetarët nëse kanë informata për personin apo vendndodhjen e tij tl kontaktojnë në numrin e telefonit: 192.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat