“Në luftë nuk flet veç arma” – Komandant Remi tregon pse tha që Albin Kurtin e ka bashkëluftëtar

Aktuale

“Në luftë nuk flet veç arma” – Komandant Remi tregon pse tha që Albin Kurtin e ka bashkëluftëtar

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 21:47
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) ka folur për deklaratën e tij se “Albin Kurtin e kam bashkëluftëtar”, dhe arsyet përse tha se është veteran edhe ai.

Mustafa ka thënë se “në luftë nuk ka folur vetëm arma”.

Përkundër kritikës, komandanti ritheksojë se mburret me të bëmat e tij dhe të Kurtit gjatë luftës në Kosovë.

“Albini, Adem Demaçi  e plotë sikur ata dy kanë qenë veteranë të denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që edhe unë mburrem, me të bëmat e mija dhe të tyre në atëkohë që e kishim të përbashkët gjatë rrugëtimit”, tha Mustafa.

Në këtë intervistë ai i është kundërpërgjigjur edhe Ramush Haradinajt, i cili kohë më parë e cilësoi komandantin si “turist” në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat