Për herë të parë e viziton Prekazin, qytetari përlotet: Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë

Aktuale

Për herë të parë e viziton Prekazin, qytetari përlotet: Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Qytetar

Një qytetar që për herë të parë po e vizitonte kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka shpërthyer në lot.

Ai nuk u përmbajt nga emocionet kur pa një grup fëmijësh parashkollorë të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Shumë kam emocione, për herë të parë kam ardhë. Urimi im është me pasë gjithmonë liri dhe me gjakun e tyre duhet të mburremi të gjithë. Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë, çdo shqiptar kudo që është”.

“Çka kanë bërë ata (regjimi serb) tmerr është. Prej mërzie po qaj e këndej kur po i shoh fëmijët e veshur po kënaqna”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat