Lladrovci: Thaçi me vizionin e liderit të rrallë, ndoqi traditën e shkëlqyer diplomatike, për të arritur ditën e shpalljes së Pavarësisë

Aktuale

Lladrovci: Thaçi me vizionin e liderit të rrallë, ndoqi traditën e shkëlqyer diplomatike, për të arritur ditën e shpalljes së Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:49
Ramiz Lladrovci, bashkë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe drejtuesit qendror e lokal të kësaj partie

Me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe drejtuesit qendror e lokal të kësaj partie, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz dhe në Marinë.

“Kjo ditë, është jeta jonë, historia jonë, mundi e sakrifica e të gjithë qytetarëve përgjatë një shekulli e kurorëzuar me Pavarësi”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Me kryetarin Krasniqi dhe drejtuesit qendror e lokal të PDK-së, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz dhe në Marinë, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë.

Pavarësia jonë, ishte realizim i mrekullisë pas një shekulli sakrificash të popullit tonë të mishëruara me aktin e paparë në historinë e përbotshme të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe bijave e bijve më të devotshëm të kombit.

Në këtë ditë, nuk janë fizikisht me ne, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe kontribuesit tjerë që shpallën Pavarësinë, aktin më sublim të qytetarëve, Kosovën shtet sovran dhe demokratik.

Ish presidenti Thaçi, me vizionin e liderit të rrallë, pas fitores historike me aleatët në luftën çlirimtare, ndoqi traditën më të shkëlqyer diplomatike për të arritur ditën e mrekullisë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo ditë, është jeta jonë, historia jonë, mundi e sakrifica e të gjithë qytetarëve përgjatë një shekulli e kurorëzuar me Pavarësi.

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit!

Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

Nderim i përjetshëm kontribuesve të Pavarësisë së Kosovës!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat