Qytetarët rrëfejnë emocionet dhe vuajtjet për ta fituar Pavarësinë

Aktuale

Qytetarët rrëfejnë emocionet dhe vuajtjet për ta fituar Pavarësinë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Disa qytetarë të intervistuar nga eo, u shprehen të lumtur që Kosova sot e 16 vite më parë e fitoi Pavarësinë. Disa prej tyre rrëfyen emocionet e asaj dite dhe vuajtjet për ta fituar pavarësinë.

E nga protestat e vitit 1981, Selver Dermaku, thotë se është i plagosur pikërisht për këtë pavarësi, veçse nuk e konsideron të plotë.

“Unë jam i plagosur 81-ën, katër plumba i kam në 81-ën për këtë pavarësi. Brumi i UCK-së ka qenë nga ne edhe jemi të gëzuar shumë. Nuk është kjo pavarësi e plotë, kjo është gjysmë pavarësie. Ende nuk ka përfunduar. Pa shkuar tre gjenerata e të hiqen djemtë e komunistëve, këtu kanë qenë 80 për qind popull shqiptarë kanë qenë spiunë”, u shpreh ai.

Ndërsa Rrustem Gjelaj, kujtoi vitin 2008 kur ishte shpallur pavarësia.

“Për mua ka qenë dita më e lumtur në jetë. Unë kam pasur shumë emocion sepse gjenerata ime edhe këto gjenerata para meje kanë luftuar më shumë se ne, edhe në kemi luftuar edhe kulminacioni ka qenë pavarësia”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat