Kelmendi: Rritjen ekonomike e bëjnë bizneset, jo shteti

Aktuale

Kelmendi: Rritjen ekonomike e bëjnë bizneset, jo shteti

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 00:26
Ramiz Kelmendi

Afaristi Ramiz Kelmendi, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se çdo vit ka pasë rritje ekonomike prej 6 për qind.

Kelmendi, vlerëson se rritjen ekonomike nuk e bën qeveria por sipas tij, biznesmenët.

“Rritjen ekonomike nuk e bën qeveria por rritjen ekonomike e bën biznesmenët”.

“Rritja ekonomike jonë bazohet në konsum në rritje të çmimeve, te na është rritja e çmimeve, jemi të varur nga krejt bota, nuk jemi bota e tërë, është absurd që një njeri në shtëpinë e tij mund t’i kryejë të gjitha punët. Kosova është e tillë ka nevojë për import, falë kemi remitanca që mundemi me përballu”, tha Kelmendi.

“Por që ka nevojë rritja e importit. përpunimi dhe rritja e eksportit dhe atë në formë na rriten të hyrat e tjera. Rritja ekonomike 6 për qind është e vogël. Është e mirë për ta thënë politikisht, por që kur t’ia thuash sa e ki pagën për kokë banori, përsëri je i varfër,  rritja ekonomike duhet me qenë dyshifrore”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat