“Lajm i keq” - Bajraktari për tërheqjen e avokatit të Selimit: Do ndikojë në zgjatjen e procesit

Aktuale

“Lajm i keq” - Bajraktari për tërheqjen e avokatit të Selimit: Do ndikojë në zgjatjen e procesit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:52
Ardian Bajraktari

Njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit, David Young, nuk do të jetë më pjesë e ekipit mbrojtës për ’10-shin’ e UÇK-së. Ky lajmë është konfirmuar nga faqja e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, këtë e ka cilësuar si një lajm i keq dhe se për shkak të largimit të avokatit kjo do të ndikoj në zgjatjen e procesit.

“Natyrisht që kjo ëshë në vazhën e lajmeve jo të mira ose lajmeve të kqija të cilat vinë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sepse faza në të cilën aktualish ndodhet procesi natyrisht që tërheqja për çfare do arsye e avokatëve do të ndikoj në zgjatjen e procesit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat