Murati: Nga viti 2020 ka pasë rënie të vazhdueshme të borxhit publik

Aktuale

Murati: Nga viti 2020 ka pasë rënie të vazhdueshme të borxhit publik

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023. tha se si Qeveri e Kosovës janë munduar ta stabilizojmë borgjin publik në Republikën e Kosovës.

Madje Murati tha se vitin paraprak ka pas rënie në vlerë absolute të borgjit, pra viti 2023 krahasuar me vitin 2022, shkruan teve1.info.

“Si Qeveri e Kosovës jemi munduar ta stabilizojmë borgjin publik. Madje në vitin paraprak ka pas rënie në vlerë absolute të borgjit, pra 2023 krahasuar me 2022. Nëse flasim me shifra konkrete, pra borxhi ndaj bruto prodhimit vendor në vitin e kaluar është mbyllur me 17. 2 për qind GDB–së në krahasim me vitin 2020 që ka qenë 2.44 për qind.

Që nga viti 2020 e këndej, pra ka pasë rënie të vazhdueshme të borgjit publik në terma relativ krahasuar me GDB-në. Por vitin e fundit sidomos ka pasur ulje edhe në vlera absolute”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat