Bërnabiq reagon për deklaratën e kryediplomatit kroat, nuk e lë pa e përmendë Kosovën

Aktuale

Bërnabiq reagon për deklaratën e kryediplomatit kroat, nuk e lë pa e përmendë Kosovën

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm kroat.

Ajo ka thënë se deklarata e ministrit të Jashtëm kroat Gordan Gërliq-Radman për Serbinë dhe Aleksandar Vuçiqin ishte një gjest diplomatikisht i vrazhdë dhe i papranueshëm.

“Frustrimi i Kroacisë dhe makthi i tyre më i keq është se Vuçiq ulet në karrigen “serbe”, tha ajo për TV Prva, duke reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit kroat për Vuçiqin dhe uljen në shumë karrige kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.

Ajo thotë se deklarata e Gërliq-Radman është një tjetër presion ndaj Serbisë, “siç është rezoluta e Parlamentit Evropian lidhur me Kosovën dhe mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat