Duma: Kosova më jep shumë atdhedashuri dhe patriotizëm

Aktuale

Duma: Kosova më jep shumë atdhedashuri dhe patriotizëm

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:14
Grida Duma

Ish-deputetja dhe moderatorja, Grida Duma, ka folur për ndjenjat që i jep Kosova sa herë të jetë e pranishme.

E ftuar në emision “SOL” , ajo ka theksuar se Kosova ia jep ndjenjën e atdhedashurisë dhe patriotizmit më shumë se Shqipëria.

“Kosova më jep shumë më tepër se çka besoj se unë i jap Kosovës. Por nuk është çështje modestie mua më jep një atdhedashuri dhe patriotizëm pa të cilin unë nuk jetoj dot. Unë mendoj se njeriun e përcakton totalisht dashuria që ka për gjithë identitetin e vet, identiteti është pjesë e vetës tënde dhe jo thjeshtësisht i logos tënde në pasaportë”.

“Identiteti dhe patriotizmi për mua më përcaktojnë si njeri, Kosova ndoshta ma jep këtë më shumë se Shqipëria, Kosova e ka edhe për fatkeqësi të luftës, të pjesës tjetër të medaljes e ka ende idealizmin e patriotizmit për mua më të lartë sesa në Shqipërinë time të mrekullueshme sepse është e jona”, ka thënë Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat