Tahiri: Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan kaloi me vëzhgim të Qeverisë

Aktuale

Tahiri: Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan kaloi me vëzhgim të Qeverisë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 08:51
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky veprim kaloi me vëzhgim të Qeverisë.

Sovran me fjale, vezhgues ne sovranitetin e sigurise – djegja e flamurit te Kosoves ne veri kaloi me vezhgim te qeverise”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë se, persona të panjohur gjatë të shtunës i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar KFOR-i. Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat