Bekë Berisha tregon se kush ia shaktoi telashet me zemrën deputetes Ganimete Musliu

Aktuale

Bekë Berisha tregon se kush ia shaktoi telashet me zemrën deputetes Ganimete Musliu

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:18
Bekë Berisha

Deputeti Bekë Berisha, ka thënë se Ganimete Musliut mendon se telashet me shëndetin t’ia kenë shkaktu, pushtetarët që nuk i vinin fre gojës për asgjë.

“Ganimete Musliu është nji çikë shumë e mire, shumë e drejtë, shumë reale, shumë kolege e mirë, e ka kalu atë problem që e ka pasë. Jam ni keq kajherë do kolegë, përpara sidomos, kur u munojshin me ronu nji femën, nji gru t’Kosovës, nji çikë edhe ma merr menja edhe qito probleme ja kanë shkaktu qita budalltë e pushtetit tu mos i qitë fre gojës për kurgjo hiç”, ka thënë Bekë Berisha.

Berisha tutje ka folur me admirim për deputeten Ganimete Musliu.

“Përndryshe për Ganimete Musliun kam respekt jashtëzakonisht t’madh jo veç se nuk jam naj feminist kumeditë sa, po për punën që e ban,për korrektësinë që e ka. Edhe është e vërtetë. Unë kam prirje mej… i du qita që janë t’vërtetë edhe qi kallxojnë ata çka e ndjejnë, ata që e kanë prej vetës, domethanë as nuk imitojnë, as nuk janë… Janë veç vetëvetja! Është për me admiru n’atë aspekt!”, ka thënë Bekë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat