Krasniqi: Opozita s’është kundër vendimit për dinarin, por duhet koordinim me aleatët

Aktuale

Krasniqi: Opozita s’është kundër vendimit për dinarin, por duhet koordinim me aleatët

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:37
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka thënë se çështja e dinarit është shqetësuese, pasi sipas saj, është një çështje e brendshme e Kosovës nuk duhej të diskutohej në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ajo ka theksuar se partitë opozitare e mbështetin vendimin, por se janë kundër mosdakordimit me aleatët ndërkombëtarë për rregulloren e re të BQK-së, për ndalimin e dinarit serb.

“Ne nuk jemi kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), jemi kundër asaj që nuk është dakorduar vendimi me ndërkombëtarët. As aleatët nuk janë kundër vendimit, pasi janë po të njëjtit njerëz që mbas luftës këta na kanë hequr dinarin na kanë sjellë euron, prapë jemi dakorduar me ta”, ka deklaruar Krasniqi.

Deputetja ka thënë se opozita e ka përkrahur vendimin e BQK-së, duke e vlerësuar si të drejtë dhe të ligjshëm.

Megjithatë, ajo ka shtuar se nuk duhej që çështja të bëhej pjesë e dialogut në Bruksel, por duhej të trajtohej brenda institucioneve të vendit.

“Opozita e ka përkrahë këtë vendim, sepse është i drejtë dhe i ligjshëm, por nuk është dashtu të bëhet pjesë e dialogut, brenda institucioneve tona me shku me dialogu me u marrë vesh në Bruksel, është dashur që kryeministri Kurti me u ulë me u dakorduar fillimisht më pas të merret vendimi. E kemi thënë se nuk jemi kundër vendimit, por kundër asaj që nuk është dakorduar me aleatët”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat