“Po i bën dëm të madh Kosovës, duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët”, përgjigjet Kurti: Nuk është e vërtetë!

Aktuale

“Po i bën dëm të madh Kosovës, duke i përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët”, përgjigjet Kurti: Nuk është e vërtetë!

Më: 5 mars 2024 Në ora: 10:11
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat që ai është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët, pas zhvillimeve të fundit sa i përket hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së e që lidhte me dinarin serb.

Ai këto deklarime i bëri gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Ai u pyet sa i përket akuzave te oponentëve politike, të cilët janë duke akuzuar Kurtin se është duke i bërë dëm të madh Kosovës e duke përkeqësuar raportet me ndërkombëtaret. 

Kësaj pyetje, Kurti iu përgjigj shkurt: “Nuk është e vërtet”.

Sa i përket çështjes së dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian, kanë qenë të përbashkuar në kritikën ndaj Qeverisë Kurti, duke kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet.

ShBA-ja, aleati më i besuar i qytetarëve të Kosovës, në disa raste e ka shprehur publikisht kritikën ndaj Qeverisë së Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përveç kritikave, kishte edhe një paralajmërim për mundësinë e tensionimit etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat