Raci: Lajçak të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit jo të humb kohë me çështjen e dinarit

Aktuale

Raci: Lajçak të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit jo të humb kohë me çështjen e dinarit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:42
Gazmir Raci

Ndryshe nga analisti paraprak mendon opinionisti politik, Gazmir Raci.

Raci deklaroi se emisari i BE-së duhet të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit.

Ai thotë se nuk ka mbetur shumë kohë për zbatimin e marrëveshjeve pasi është afruar data e zgjedhjeve të BE-së.

“Lajçak duhet të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit, sepse deri në qershor kemi kohë me u merr me zbatim ose jo të këtyre obligimeve ndërkombëtare me Serbinë, pasi BE hynë në zgjedhje të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian i kalon mandati nga qershori s’ka kush të merret me dialogun e Brukselit”, deklaroi Raci.

Raci po e konsideron humbje kohe diskutimin në Bruksel për çështjen e dinarit.

Mos prezenca e Bislimit në Bruksel vjen pas mos dakordimit paraprak, sipas Racit.

“Nëse sërish ka takime për çështje teknike e dinarin është humbje kohe më mirë është dashur të thirren për të zbatuar planin franko-gjerman e aneksin e Ohrit. Nuk do të ketë progres me çështje teknike. Kosova nuk ka shku në Bruksel sepse është caktuar një takim pa dakordim paraprak në historinë e dialogut nuk ka takime pa pasur dakordim mes palëve për agjendën dhe për temat”, përfundoi Raci.

Zv.kryeministri, Besnik Bislimi pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se rregullorja e BQK-së nuk është pjesë e procesit të dialogut dhe sipas tij, e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve.

Bislimi tha se kanë folur edhe për zbatimin dhe avancimin e Marrëveshjes Bazike.

Në njoftimi e Qeverisë thuhet se Bislimi në takim ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat