Osmani, Kurti e Konjufca nesër homazhe në Prekaz

Aktuale

Osmani, Kurti e Konjufca nesër homazhe në Prekaz

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:07
Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Po shënohet 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nesër, më 6 mars, në orën 10:00, do të bëhen homazhe në Prekaz.

Njoftimi i plotë:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat