Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Aktuale

Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:22
Edita Tahiri

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë të dështuar e të shkarkuar, thotë Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Tahiri e ka quajtur turist emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo thotë se kompetencat tashmë i kanë kaluar treshes evropiane, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni.

Tahiri thotë se Lajçak është dashur të japë dorëheqje.

Të njëjtën e thotë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas saj, e ka pranuar Asociacionin.

“Lajçak ishte i shkarkuar, ka mbetur njëfarë turist duke shëtitur Kosovën e Bashkimin Evropian. Nuk spekuloj intervista të një ndërmjetësuesi të dështuar siç është Lajçaku, siç është i dështuar edhe kryeministri Kurti, i cili e pati letrën e Bidenit që thoshte se dialogu duhet të fokusohet dhe të rezultojë në njohjen reciproke, e dogji letrën e Bidenit, sot askush s’e përmend”.

“Lajçak është i shkarkuar bashkë me Borrellin. Ka shkuar kompetenca te treshja e madhe, Scholz, Macron, Meloni. Lajçak është dashur të japë dorëheqje, por edhe Kurti duhet të japë dorëheqje. Ai i ka thënë VV-së nuk pranoj Asociacion, tash kur pranoi, duhet të thotë më falni më detyruan, në atë kohë ju premtova… Akti moral është dorëheqja”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat