Kabashi thotë se Kosova ka nevojë për aleatë, jo për izolim

Aktuale

Kabashi thotë se Kosova ka nevojë për aleatë, jo për izolim

Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:46
Besa Kabashi–Ramaj

Koordinatorja për Mbrojtje  dhe Siguri Kombëtare në KQM nga Partia Demokratike, Besa Kabashi–Ramaj, teksa kritikoi Qeverinë Kurti, tha se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për aleanca strategjike.

Kabashi-Ramaj, vlerësoi që Kosova tani ka probleme edhe drejt anëtarësimit në NATO, gjë që sipas saj, më herët kjo situata ka qenë më stabile.

“Kosova tani ka shumë probleme për të zgjedhur, para se të arrijë të flasë për punën e anëtarësimit. Anëtarësimi në NATO, kurrë s’ka qenë problem, sepse Kosova ka pasur trajektore shumë stabile drejt anëtarësimit, e në këtë aspekt kush mund të të ndihmojë më së shumti që t’i bindë shtetet mosnjohëse ta njohin Kosovën, sigurisht që vetëm partnerët ndërkombëtar, sepse lobimi më i fuqishëm bëhet përmes partnerëve. Ne e kemi edhe shprehje vendore “trimi i mirë me shokë shumë”, dhe një vend i vogël si Kosova, ka nevojë më shumë se kurrë për aleanca strategjike”, deklaroi Kabashi-Ramaj.

Po ashtu, ajo kritikoi edhe mos pjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti, në Samitin e Tiranës, duke thënë se si udhëheqës i një vendi, kryeministri prioritet duhet ta ketë interesin shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat