Detaje, si humbi jetën 70-vjeçari në lumin “Morava”

Aktuale

Detaje, si humbi jetën 70-vjeçari në lumin “Morava”

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:50
Lumi Morava

Ndalja për disa momente pran lumit doli të jetë tragjike për  70 –vjeçarin, R.M nga qyteti i Ferizajt.

Ai ishte nisur bashkë me djalin edhe vajzën e tij me veturë drejt pikës kufitare “Dheu i bardhë” për ti pritur familjarët,  ndërsa ishin ndaluar në parking afër kufirit.

Aty i moshuari dyshohet se derisa po kryente nevojat fiziologjike, rrëshqiti aksidentalisht dhe ra në lumin “Morava”.

E gjithë këtë ngjarje po thotë se e pa edhe Burim Krasniqi i cili po peshkonte në këtë lum pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ai rrëfen për televizionin se si e kishte parë trupin e pajetë teksa kalonte para syve të tij.

Nën emocione, ai rrëfen se si arritën ta nxjerrin viktimën që kishte hyrë brenda territorit të Serbisë.

E rastin e konfirmojnë edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Zëdhënësi, Valon Osmani tregon janë duke hetuar të gjitha rrethanat qe kanë çuar deri tek vdekja.

Aktualisht me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Gjilan, ku u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat