Çfarë dihet deri më tash për bastisjen e Speciales te Sylejman Selimi?

Aktuale

Çfarë dihet deri më tash për bastisjen e Speciales te Sylejman Selimi?

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, me mëngjes pati ‘mysafirë’ të paftuar.

Në shtëpinë e tij shkuan hetues të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Mediat raportuan qysh në mëngjes se një bastisje po kryhet në shtëpinë e tij. Media mësoi se arsye për këtë bastisje është dyshimi për pengim të drejtësisë.

Megjithatë, deri më tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar.

Specialja vetëm ka konfirmuar se po zhvillohen disa aksione në Kosovë.

Media raportoi se ka bastisje edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit, megjithatë ky i fundit e mohoi. Deklaroi se ka pasur një bisedë me disa zyrtarë të Speciales.

Këto bastisje vijnë pas shumë të tjerave vitin e kaluar, ku u bastisën shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat