Të premten prezantohet raporti për peticionet më kërkesë për shkarkimin e kryetarëve në veri

Aktuale

Të premten prezantohet raporti për peticionet më kërkesë për shkarkimin e kryetarëve në veri

Më: 7 mars 2024 Në ora: 17:34
KQZ-ja

KQZ-ja të premten do të prezantoi raporti për verifikimin e peticioneve të pranuara për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se prezantimi i raportit do të bëhet në mbledhjen e KQZ-së.

“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuara nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, ka thënë Elezi.

Qytetarët në katër komunat veriore të Kosovës duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kanë mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat