Numër i lartë udhëtarësh nga Kosova që kalojnë fundjavën në Shqipëri

Aktuale

Numër i lartë udhëtarësh nga Kosova që kalojnë fundjavën në Shqipëri

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë Shqipërinë zgjedhje të parë për fundjava apo pushime.

Edhe këtë fundjavë ishte mjaft i lartë numri i atyre që hynë në Shqipëri.

Udhëtarët shprehen se drejt qyteteve të Shqipërisë shkojnë çdo herë gjatë pushimeve të tyre jashtë angazhimeve të përditshme, kryesisht për të drekuar apo takuar të afërm.

Vetëm përmes pikës kufitare të Morinit, në 24 orë kanë hyrë 9,100 udhëtarë e 3,500 automjete.

Gjatë fundjavave duke ditur se numri i automjeteve është më i lartë janë vënë në punë të gjitha sportelet për lehtësim radhë gjatë verifikimeve të automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat