Vrau ish-burrin e motrës, Prokuroria Themelore në Pejë ngre aktakuzë ndaj Tush Frokajt

Aktuale

Vrau ish-burrin e motrës, Prokuroria Themelore në Pejë ngre aktakuzë ndaj Tush Frokajt

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:54
Tush Frokaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Tush Frokajt për vrasjen e Anton Prelajt që ndodhi vitin e kaluar në Klinë, dhe për tri vepra të tjera penale.

I njëjti gushtin e vitit të kaluar akuzohet se vrau ish-burrin e motrës së tij, njëkohësisht vëllanë e gruas së vet për të qëndruar 8 ditë në arrati para vetëdorëzimit.

Prokurori Ersan Çavolli bën me dije se ka mjaftueshëm prova që vërtetojnë pretendimet e prokurorisë, por që arma me të cilën është kryer akti, nuk është gjetur.

Prokurori thotë se aktualisht nuk mund të deklarohen për motivin por këtë do ta paraqesin në faza tjera të procedurës.

“Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj veprave, Vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje, shtrëngimi dhe marrje në posedim i pasurisë së luajtshme,” tha Prokurori i Rastit, Ersan Çavolli.

Aktakuzën që e ka siguruar Dukagjini, tregon në detaje momentin e vrasjes.

“Né ora 16:49 në lokal, në dorë, pa leje me një pistoletë Sig Sauer model P320 9x19mm futet i pandehuri Tush Frokaj, niset në drejtim të tavolinës së të ndjerit dhe menjëherë ka shtënë katër herë ne drejtim të Anton Prelaj duke e goditur atë, ndërsa i pandehuri kthehet tek dera e hyrjes, ndalon dhe prape gjuan edhe tri herë ne drejtim të të ndjerit i cili merr plage vdekjeprurëse në fyt, nensqetullën e djathtë dhe të majtë, krahun e majtë dhe te djathtë, shpinë në pjesën e djathtë dhe të majtë, ashtu që me këtë përpos që privon nga jeta te ndjerin Anton Prelaj.”

Në deklaratën e tij i akuzuari e pranon aktin e vrasjes duke thënë se e ka bërë në vetëmbrojtje, duke dhënë indikacione se konflikti ka ardhur për shkak të fëmijëve të tij që rastis ta kenë viktimën dajë.

“Unë jam nisë me shku për shtëpi dhe për skaj rrugës ai ka qenë i ulur afer shimshirëve vec kur e kam ndi tu shajt me familje duke me thène ja ** familjen, e unë pastaj jam kthyer. Kur hyra brenda ai është çu ne këmbë e pastaj tu mendu qe ai po don me më vra, unë e kam nxjerr alltinë Sig Suer dhe kam gjuajtur drejt ne to. Nuk e di sa herë kam gjuajtur. Unè e pranoj se armën e kam mbajtur pa leje. Unë e pranoj se e kam vrarë Antonin por e kam bërë si vetëmbrojtje, se kam menduar se ai po don me më gjuajt. Unë e pranoj se ja kam marr veturën Tanushit dhe ai e la veturën sepse u tut prej meje por unë me kèrcênu se kam kërcënuar dhe armëm në krye nuk ja kam qit. Me vjen shume keq per kête që ka ndodhur…”.

Por, sipas aktakuzës asnjë nga pretendimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë pasi pamjet e kamerave dëshmojnë të kundërtën.

Përndryshe Tush Frokaj ka një të kaluar kriminale, ku paraprakisht ka qenë i dënuar me aktgjykimet e formës së prerë dy herë për vjedhje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat