“Juve që paguheni nga paratë e popullit, e popullit (Albinit) i thoni; - turpi të mbuloftë!”/ Çun Lajçi i ashpër me opozitën, ka disa fjalë për ta

Aktuale

“Juve që paguheni nga paratë e popullit, e popullit (Albinit) i thoni; - turpi të mbuloftë!”/ Çun Lajçi i ashpër me opozitën, ka disa fjalë për ta

Nga: M.L. Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:29
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pasi Qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Lajçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar kundër partive opozitare në Kosovë që e kritikuan kryeministrin Albin Kurti në lidhje me këtë vendim

Lajçi ia ka kujtuar opozitës faljen e 8400 hektarëve Malit të Zi në shkëmbim të liberalizimit të vizave.

“- Pse tani se justifikoni Albinin me Këshillin e Evropës e me Amerikën ( Eskobarin që s'po na hiqet qafe?) A e dini ju, apo deri sot keni jetua në milonat e vjedhura, e s'keni dashtë ta dini, se Gjykata Kushtetuse asht Amini i vendimeve, qoftë edhe të dhimbshme, dhe gjithçka që nënshkruhet edhe zbatohet!”, shkruan mes tjerash aktori.

Postimi i plotë:

Jo s'po heshti

Dhe nuk po e pëlqej faljen e tokave, ku dikur xhirova filmin "Gjurmët e bardha", sepse atëherë s'ishte e manastirit!

- Por tash e 8 vite para, Gjykata Kushtetuese, ( e Kosovës ; - jo e Serbisë ) e vendosi me ia kthye 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit, dhe të gjithë e kemi ditur, se vendimi do të zbatohet sot apo nesër, por kemi fjetur, dhe dje kur Qeveria e urdhnoi Katastralën që ta zbatoi vendimin, "patriotet" e partive opozitare, (shefat e të cilëve ishin n'pushtet në 2016-tën), e vjellin turpsinë e vet duke hudhur mbi Albinin; - turpi të mbuloftë o Albin Kurti, kështu i thanë!

- Ha ha ha... për çka? Për turpsinë e vitit 2016-të?

Sa të mjerë! Sa të zijë! Sa naiv e t'pa shkollë! E anatemojnë punën e vet, (sepse ata e vendosen atëherë, kurse Albini e kundërshtonte), dhe tani po ata deputet analfabetë, shkruajnë; - ti që e kundërshtove, tani ti ia fale!

Jo s'po heshti, sepse Ju nuk guxuat ti thoni kështu shefit tuaj kur i fali 8400 hektarë MZ, sepse e justifikonit me liberalizimin e vizave dhe kërkesën e Amerikës!

- Pse tani se justifikoni Albinin me Këshillin e Evropës e me Amerikën ( Eskobarin që s'po na hiqet qafe?) A e dini ju, apo deri sot keni jetua në milionat e vjedhura, e s'keni dashtë ta dini, se Gjykata Kushtetuese asht Amini i vendimeve, qoftë edhe të dhimbshme, dhe gjithçka që nënshkruhet edhe zbatohet!

Jo s'po heshti, por as s'po e pëlqej faljen e tokave, por po shkruaj për Juve që paguheni nga paratë e popullit, e popullit (Albinit) i thoni; - turpi të mbuloftë!

Po, na mbuloftë dhe do t'na mbuloi gjithmonë për derisa ju votojmë Juve, lakmitarëve analfabet; - t'eturve për pushtet, e deri sa ne heshtim për faljen e tokave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat