Një kontigjent i FSK-së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore për stërvitje me britanikët

Aktuale

Një kontigjent i FSK-së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore për stërvitje me britanikët

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, një kontingjent i FSK’së pritet të zbarkojë në Amerikën Qendrore, përkatësisht në Belize.

Atje do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët ushtarake.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize.

Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe  taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat