AAK-ja me më shumë të hyra se shpenzime në 2023

Aktuale

AAK-ja me më shumë të hyra se shpenzime në 2023

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:21
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbyllur vitin 2023,  me pasuri afatgjate mbi 6 mijë euro.

Këtu përfshihet vlera e tokave, objekteve dhe pajisjeve që i posedon kjo parti politike.

Ndërkaq për sa i përket pasurive afatshkurta, në raportin financiar të kësaj partie thuhet se i kanë gjithsej 31.685.81 euro. Këtu përfshihen paraja dhe ekuivalentët e parasë.

AAK-ja ka paraqitur edhe detyrimet afatgjata dhe afatshkurtra në këtë raport.

Për sa i përket detyrimeve afatgjata, AAK-ja ka gjithsej 6.074.17 euro borxhe.

Ndërkaq, tek detyrimet afatshkurtra, AAK-ja ka deklaruar 297.672.74 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat