Mirëpritet blerja e 15 kamionëve ushtarakë “RheinMetall” për FSK-në

Aktuale

Mirëpritet blerja e 15 kamionëve ushtarakë “RheinMetall” për FSK-në

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

15 kamionë ushtarakë multifunksional RheinMetall do të jenë në sirtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në inaugurimin e tyre u tha se ky është një hap drejt modernizimit dhe fuqizimit të ushtrisë, si parakusht për anëtarësim në NATO.

E koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj mirëpret blerje të tilla, derisa tregon edhe karakteristikat e këtyre mjeteve ushtarake.

“Një blerje e tillë e këtyre kamionëve është blerje për çështje logjistike, transport të trupave në terren, për çështje taktike dhe sigurisht që në vete këta kamionë janë bashkëkohorë kanë një blind të përforcuar për dallim për mjetet të kaluara. Por kjo e arritur nëse e krahasojmë me një bazë ajrore që hapet në Shqipëri dhe blerja e disa kamionëve është dallim bukur i madh”, tha ai për tëvë1.

Sipas tij, përfaqësuesit e institucioneve duhet fokusuar më shumë në blerjen e armatimeve të sofistikuara marrë parasysh se këtë po e bëjnë edhe shtetet tjera të rajonit.

“Duhet të gjejmë mënyra që të përballohen këto sfida, mirëpo janë më shumë çështje e dijes së institucioneve, Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë se sa munden me i ofru mbështetje FSK-së me qenë e ajo e përgatitur dhe sado kudo e barabartë me ushtritë në rajon”, tha Gecaj.

Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se këto blerje janë pjesë e fazës së tranzicionit të FSK-së.

“Në këtë drejtim mendoj se FSK po pajiset konform standardeve të NATO-s pra edhe në domenin jo vetëm domenin e armatimit që ka të bëjë me standardizim e tipizim por edhe pajisjeve transportuese gjegjësisht logjistike”, tha Ibishi.

Buxheti për FSK-në në vitin 2024 është më i larti ndonjëherë e që kap shifrën prej 153 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat