Tomë Gashi: Ne kemi qenë e jemi me amerikanë, ata kurrë nuk kanë qenë e nuk janë me ju, ata janë me...

Aktuale

Tomë Gashi: Ne kemi qenë e jemi me amerikanë, ata kurrë nuk kanë qenë e nuk janë me ju, ata janë me...

Nga: A.SH Më: 17 mars 2024 Në ora: 10:25
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kosova ka qenë dhe është me Amerikë, kurse Serbia nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë me amerikanët, sepse ajo mban anën e Rusisë dhe Kinës.

“Është e njejta Serbi me një Milosheviq të njejtë vetëm emrin e ka Vuçiq”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Amerikan & Europian

Disa Amerikan e disa Europian ose i ka ble Serbia ose nuk janë tu e kuptu realitetin që ne ende jemi në luftë me Serbinë

Vetëm lufta e armatosur ka përfundu më 12 qershor 1999

A e mbani mend apo keni harruar pse e bombarduat Serbinë e Milosheviqit

Është e njejta Serbi me një Milosheviq të njejtë vetëm emrin e ka Vuçiq

A e kuptoni se ne kemi qenë e jemi me ju, ata kurrë nuk kanë qenë e nuk janë me ju, ata janë me Rusi e me Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat