Haziri: Me SHBA-në ka raport mosbesimi, Kurti dhe Osmani arrogantë

Aktuale

Haziri: Me SHBA-në ka raport mosbesimi, Kurti dhe Osmani arrogantë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 18:09
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur shqetësimin e tij për marrëdhëniet e vendit me aleatët, specifikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haziri tha se mes Kosovës dhe SHBA-së është krijuar një raport mosbesimi.

Ai tha se Kosova asnjëherë më parë nuk është përballur me një situatë të tillë.

“Sjellja e tyre është arrogante. Ende jetojnë në 14 shkurtin e vitit 2021”, tha Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat