Përfundon takimi i Komitetit për barazi në Paris, Tahiri: U fol për anëtarësimi në KiE

Aktuale

Përfundon takimi i Komitetit për barazi në Paris, Tahiri: U fol për anëtarësimi në KiE

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:09
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin e Komitetit për barazi dhe jodiskriminim në Paris, në selinë e Këshillit të Evropës, i cili ka përfunduar sot.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se gjatë ditës kanë diskutuar tema të ndryshme, rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ndër to, u shpreh që u diskutua edhe ajo e rolit të gruas dhe barazisë së saj.

“Sapo përfundoi takimi i Komitetit për barazi dhe jodiskriminim në Paris, në selinë e Këshillit të Evropës. Gjatë ditës u diskutuan tema të ndryshme, rreth anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës dhe ndër to edhe ajo e rolit të gruas dhe barazisë së saj”.

“Në takim, ngrita çështjen e raportit të Dora Bokoyannis dhe diskutimit të këtij raporti në komitetin tonë. U tha se menjëherë pas miratimit të 27 marsit, ky raport do të diskutohet edhe në Komitetin për barazi dhe jodiskriminim”, shkroi ai.

Tahiri tha se gjatë ditës së sotme ka pasur disa takime të rëndësishme me deputetë që janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare, nga Ukraina, Spanja, Irlanda Veriore, Monako, Austria dhe vende të tjera.

“Gjatë takimeve shihet që ka një vullnet të mirë për t’u votuar raporti për Kosovën me 2/3 e deputetëve të Asamblesë Parlamentare raporti, mirëpo ende ka shumë punë për të bërë.

“Ndërsa, në pikat e rendit të ditës theksova se në zgjedhjet e 14 shkurtit 20121 të cilat u mbajtën në Kosovë, 44 gra arritën që të marrin votat e nevojshme për t’u bërë deputete të Kuvendit të Kosovës. Gjatë këtij mandati të legjislativit, gjithsej 44 ulëse, ose 36.6% e përbërjes së Kuvendit të Kosovës do t’iu takojnë grave. Vetëm 11 prej 44 deputeteve të zgjedhura kanë pasur nevojë për kuotë për të siguruar ulësen parlamentare, kurse 33 gra kanë fituar pa kuotën gjinore”, shkroi tutje Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat