Humbi dy vëllezërit, Elshani rrëfen për ngjarjen e trazirave të marsit

Aktuale

Humbi dy vëllezërit, Elshani rrëfen për ngjarjen e trazirave të marsit

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:25
Asllan Elshani

Asllan Elshani ka rrëfyer për ngjarjen ku kishte humbur vëllezërit e tij në trazirat e marsit.

Ai thotë se nuk kishte ndonjë organizim për këto ngjarje.

“Ne dëgjuam në mbrëmje që i kanë mbytur tre fëmijë në Mitrovicë dhe flitej për një protestë kundër atyre që i mbytën fëmijët. Në mëngjes u nisa për Mitrovicë, por te rrethi i Prishtinës e pashë që ishin tubuar edhe këtu dhe ndalova në Prishtinë, marshi vazhdoi për në Çagllavicë dhe aty vazhduam protestën”, tha Elshani.

Elshani tregoi për momentin e humbjes së kontaktit me vëllezërit e tij.

Po ashtu, ai ka rrëfyer edhe mbi atë se si e kishte njohur vëllain përmes rrobave që ai kishte veshur.

“Jam takuar me dy vëllezërit e mi, vëllait iu drejtova kthehu te shtëpia, tha ‘jo nuk dua të kthehem, dua të rri’. Ka ndodhur një gjuajtje nga serbët me snajperë, kallashë dhe janë ndarë popullata. Aty kam humbur kontaktin me dy vëllezërit e mi. Në mbrëmje, vëllai e ka ndezur një kamion që të dalë në rrugë kryesore, nuk e kam ditur që është vëllai im, kur ka dalë në rrugë kryesore i kemi dëgjuar breshëritë e kallashit, nuk e dinim ne se kush e gjuajti, serbët apo KFOR-i, kamioni u ndal para KFOR-it, KFOR-i me autoblindë e shtytjen e gjuajtën në përrua në Çagllavicë dhe jemi munduar të hyjmë ta nxjerrim atë se dëgjuam që është i plagosur… në drita të autoblindës e kam njohur që është vëllai im përmes rrobave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat