Babai i Egzonit që humbi jetën në trazirat e marsit: Nuk deshën ta zbardhin rastin

Aktuale

Babai i Egzonit që humbi jetën në trazirat e marsit: Nuk deshën ta zbardhin rastin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:28
Zaim Deliu

Zaim Deliu, babai i Egzon Deliut që humbi jetën në trazirat e marsit, është shprehur se tre fëmijë u vranë nga dhuna e serbëve.

“Ndjehemi keq sepse ata tre fëmijë u mbytën nga dhuna e serbëve që i shtynë që të gjejnë vdekjen në lumin Ibër, 4 kanë qenë tre janë mbytur dhe njëri është dëshmitar i gjallë, ai ka qenë i rritur dhe na ka treguar rastin se si ka ndodhur,” tha Deliu.

Sa i përket zbardhjes së këtij rasti, Deliu ndjehet i zhgënjyer.

“Ne kemi bërë ankesa për ta zbardhur këtë rast dhe për t’i vendosur dorasit para drejtësisë, por jo si punë nuk u bë, ne si prind jemi të zhgënjyer.”

“Ata kanë qenë katër shokë që janë dalë matanë lumit Ibër. Ata janë dalë me shetit dhe një plak ka qenë duke korrur dhe ai iu ka bërtitë dhe i ka sharë ku po doni, unë kur kam qenë duke ardhur nga Mitrovica me traktor në fshatin Zupqe. I mbijetuari ka treguar se pasi janë vërsulur qentë, kanë bërë muhabet se me i ra Ibrit mbytemi, me i prit ata na mbysin dhe e kanë vendos të bien në lumë,” shtoi Deliu.

Sipas tij, lumi ka qenë jashtë mase i rritur, i ka marrë edhe arat, ajo ka qenë e pamundur të kalohet “vetëm zoti e ka shpëtu Fitimin.”

“Kam qenë në gjyqin e Mitrovicës te Intelegjenca Amerikane Angleze dhe Gjermane më kanë marrë në pytje, ata kanë thënë që i kanë shtyer dicka ata, por nuk po mund t’i gjejmë ata përsona që po i përshkruani ju. Por pasi ndodhen ato trazira dhe ranë edhe viktima, pastaj nuk ishin të interesuar për të zbardhur rastin dhe nuk kanë dashur me zbardh rastin,” përfundoi Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat