Azemi kërkon të hetohet një projekt i Komunës së Ferizajt për dy fshatra: U bë me negocim dhe shkel e shko

Aktuale

Azemi kërkon të hetohet një projekt i Komunës së Ferizajt për dy fshatra: U bë me negocim dhe shkel e shko

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:55
Visar Azemi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, thotë se projekti i kanalizimit në fshatrat Kosinë dhe Llojza të Ferizajt, ka nevojë për hetim.

Sipas tij, jashtë kycjes në kanalizim kanë mbetur shumë shtëpi dhe se “shumë shtëpi i rrezikon nga ujërat e zeza, në rast të reshjeve atmosferike”.

Azemi thotë se projekti në fjalë u realizua “shkel e shko”.

Postimi i tij i plotë:

Edhe një projekt i komunës së Ferizajt, i realizuar shkel e shko. Është fjala për sanimin e kanalizimit fekal në fshatrat Kosinë dhe Llojza, i cili s’e ka zgjidhur problemin e fshatit. Shumë familje kanë ngelur pa u kyçur, duke vijuar të ballafaqohen me këtë telash.

Përtej kësaj, ndërhyrja e intervenimi në të, shumë shtëpi i rrezikon nga ujërat e zeza, në rast të reshjeve atmosferike.

Kjo përveç se nuk është zgjidhje e problemit, është krijim i problemeve të reja.

Në anën tjetër, kjo kontratë është bërë me negocim, derisa në paramasë shihen qartësisht ndërhyrjet në shifra me dorë. Kjo lë hapësirë dyshimi për keqpërdorime, gjë që s’është fort e pazakontë për këta lloj tenderësh dhe komunën e Ferizajt. Këtu ka nevojë edhe për hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat