Konjufca: Deklarata e Escobar, e çuditshme

Aktuale

Konjufca: Deklarata e Escobar, e çuditshme

Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:10
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth deklaratave të Gabriel Escobar ku sipas tij ishin të çuditshme dhe ai shtoi se këto I bëri për arsye që nuk mund të arrinte marrëveshje për çështjen e dinarit.

“Kodi civil nuk ka qenë kurrë kusht, sa e mbaj mend unë nga ana e Këshillit të Evropës, kanë qenë tri kushte në sesionin e shtatorit të vitit 2023, këto tri kushte kanë qenë asociacioni, shpronësimet dhe Manastiri i Decanit,” tha Konjufca.

Konjufca shtoi se, pas diskutimeve të shumta ndërmjet vetë grupeve parlamentare të asambleistëve të Këshillit të Evropës është ardhë deri te përfundimi që sa i përket shpronësimeve u qartësu se kjo nuk ka të bëjë me vetëligjin.

“Por disa shpronësime që po ndodhin në pjesën e Veriut të Kosovës, për ato jemi sqaruar me Bashkësinë Ndërkombëtare.”

Sipas Konjufcës Escobar vetëm se e ngarkoi Kosovën me disa kritere që janë tejkaluar.

“Prandaj kjo që e tha Escobar mu duk e cuditshme e cila nuk është në Këshill të Evropës por të cilën e shtoi vetëm Escobar, dhe kjo më duket e bëri për arsye që nuk m und të arrinte një marrëveshje me qeverinë për aspektin e dinarit, dhe më duket se e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar,” përfundoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat