Konjufca për Thaçin: Populli i ka kaluar me shumë mençuri kontradiktat e tij

Aktuale

Konjufca për Thaçin: Populli i ka kaluar me shumë mençuri kontradiktat e tij

Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:37
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se një prej kontradiktave më të mëdha ka pas filluar në vitet 1996 dhe 1997.

“Unë konsideroj se populli i Kosovës i ka kaluar me shumë mençuri kontradiktat e tij të brendshme njëra prej kontradiktave më të mëdha që e kemi pa si popull ka pas filluar sidomos në vitet 96 dhe 97, pra pakënaqësia me LDK, zhvillimi i koncepteve alternative si duhet të shkojnë përpara, pra është pas kritikuar sepse u pa që lëvizja paqësore është e pamundshme,” tha Konjufca.

Sipas Konjufcës, kishte këmbëngulës që mendonin se LDK-ja ishte rruga e vetme.

“Kishte edhe eksponentë që me këmbëngulësi mendonin që ajo është rruga e vetme dhe kishte një tjetër orientim, i cili e kërkonte që pa i kap armët në dorë populli, pa mobilizim masiv, nuk mund të çlirohet Kosova dhe nuk mund as të tjerët të na ndihmojnë, këtu ishte një përplasje e koncepteve.”

E këto dy përplasje që nuk ndodhën, Konjufca i quan si “dy doktrina”, pra i cilëson si kodifikime besimesh.

“Unë konsideroj që këto dy taborre që i kanë përfaqësu, këto dy doktrina kanë gjetur me shumë mençuri që të mos shkojnë deri në përplasje, të cilat do të mund të ishin fatale për popullin tonë, prandaj mendoj që ka ardhë edhe deri te çlirimi i Kosovës, por edhe deri te Pavarësia Kosovës, pikërisht pse i kemi tejkaluar këto,” përfundoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat