Quni për deklaratën e Hillit për Serbinë në NATO: E pakuptueshme, Beogradi kreu spastrim etnik në Kosovë

Aktuale

Quni për deklaratën e Hillit për Serbinë në NATO: E pakuptueshme, Beogradi kreu spastrim etnik në Kosovë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 06:05
Anton Quni

Ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni e ka komentuar deklaratën që ka dhënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, për Serbinë që është më afër anëtarësimit në NATO se Kosova.

Quni, mes tjerash theksoi se kjo nuk mund të pranohet lehtë nga qytetarët e Kosovës, pas luftës së fundit që ndodhi, e ku sipas tij, Serbia kreu spastrim etnik deri në përmasa të gjenocidit.

“Është pak si një deklaratë e tillë nuk kuptohet aq lehtë te qytetarët e Kosovës nga fakti për një histori dhe një përjetim tepër të dhimbshëm nga qytetarët e Kosovës nga një makineri kriminale e dërguar nga Beogradi për të zhvilluar një spastrim etnik deri në përmasa të gjenocidit në territorin e Kosovës. Duke pasë këto në konsideratë është e pakuptueshme për ne se si ka arritur Serbia të jetë më afër disponimit të jetë anëtare e NATO-s”, u shpreh Quni në Edicionin Special.

“Nëse analizojmë në rrafshin më global, bëhet fjalë për një shtet ku disponimi i qytetarëve të saj, i qeverisë së Serbisë është ngushtë i lidhur me interesat e Moskës, tani Rusia si superfuqia e dytë shihet si një rrezik global, si kundërpeshë e kësaj e vetmja organizim politik ushtarak që mundet me u kundërpërgjigj me të gjitha kapacitet është NATO dhe superfuqia njumër një Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat