Syla: Dyshoj në anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Syla: Dyshoj në anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:56
Donat Syla

Donat Syla, ish-konsull në Kanada, ka thënë se nuk mendon se Kosova ka garanc për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas vendimit për zbatimin e atij të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se duhet të ndryshojnë raportet dhe qasja që ka tani Qeveria me bashkësinë ndërkombëtare.

“Absolutisht nuk mendoj se ka garanci, ne e kemi një Qeveri e cila ka ardhur me premtime se do të qeverisë ndryshe nga ato qeveritë paraprake, te jemi të sinqertë në një situatë të ngjashme secila qeveri sot do të vepronte njëjtë si Qeveria Kurti për Manastirin e Deçanit”.

“Nëse vazhdon ky raport i tendosur i Kosovës, i Qeverisë së Kosovë,s me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë të posaçme me ShBA-në, unë konsideroj se absolutisht nuk jemi afër anëtarësimit në KiE, nëse ndryshon situata atëherë kemi një situatë tjetër”, ka thënë Syla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat