​Konjufca: Heroizimi i dëshmorëve në Dukagjin, udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Aktuale

​Konjufca: Heroizimi i dëshmorëve në Dukagjin, udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:53
Glauk Konjufca

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në shnimin e 26-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit, ka bërë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, për t'i përkujtuar dhe nderuar dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të rënë në përballjen frontale kundër forcave okupatore të Serbisë.

Konjufca ka shkruar në Facebook se jehona e heroizmit do të ushtonte kudo, si burim frymëzimi e mobilizimi, si shembull i vetëmohimit, sakrificës sublime nëpër të cilën kalon rruga drejt lirisë.

“Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht më 24 mars të vitit 1998, nuk e dinin se pikërisht pas një viti, më 24 mars 1999 do të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve të forcave okupatore të Serbisë. Ata dinin vetëm se me guximin dhe vendosmërinë e tyre ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për atë që ishte më e shtrenjtë. Ata ishin të bindur se gjaku i dëshmorëve e sjell lirinë e popullit tone”, shkruan Konjufca.

Sipas tij, shembulli i tyre është udhërrëfyes tepër i vyer për brezat e ardhshëm, prej të cilit nuk do të reshtim së mësuari, e do të frymëzohemi gjithmonë.

“Lavdi e përjetshme Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat