“Kaq të pafytyrë ishin dhe janë!”/ Bytyçi numëron arsyet: Ja pse Haxhiu e Haliti hedhin akuza monstruoze e vrer kundër Rugovës

Aktuale

“Kaq të pafytyrë ishin dhe janë!”/ Bytyçi numëron arsyet: Ja pse Haxhiu e Haliti hedhin akuza monstruoze e vrer kundër Rugovës

Nga: M.L. Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:03
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që të mos e njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti. E në të njëjtin emision prezent ishte edhe Baton Haxhiu, i cili përmendi me emra, ata që sipas tij kishin kërkuar që mos të njihej UÇK-ja.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, deklaroi Baton Haxhiu.

Këto akuza sipas prof. Dr. Enver Bytyçit tregojnë se njerëzit janë aq të këqinj, sa gjithçka të keqe që mund ta bëjnë vetë ua faturojnë kundërshtarëve të tyre.

“Xhavit Haliti dhe Baton Haxhiu folën para pak ditësh për një bisedë imagjinare të vitit 1998 midis delegacionit të Kosovës kryesuar nga presidenti Ibrahim Rugova dhe presidentit amerikan, Bill Clinton. Sipas Halitit e Haxhiut presidenti Rugova i paska thënë presidentit Clinton që ta dënojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Që në momentin kur e lexova këtë lajm, thashë se "këta njerëz janë aq të këqinj, sa gjithçka të keqe që mund ta bëjnë vetë ua faturojnë kundërshtarëve të tyre"! Por jo vetëm kaq!”, ka thënë ai për gazetën "Bota sot".

Më tej profesori ka treguar se pse këta hedhin akuza monstruoze e vrer kundër Rugovës?

Së pari, se Rugova nuk "ka gojë" të flasë e të sqarojë publikun e Kosovës. Por ata që e kanë njohur, e dinë se Ibrahim Rugova ishte aq i madhërishëm, sa me fjalë ka mundur Serbinë e gjithë miqtë e saj në botë. Me fjalë ka mundur të mbajë në eluilibër një popull dy milionë banorësh. Me fjalë ruajti homogjenitetin kombëtar! Kurrë, kurrkush nuk beson në këtë shpifje të shpifur!

Së dyti, Xhavit Haliti dhe Baton Haxhiu duket se poshtërsitë e tyre, tradhtitë e hajnitë e tyre duan t'i fshehin duke hedh akuza si kjo e fundit kundër Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës! Pra, akuza për Rugovën është e vërteta për Xhavit Halitin dhe Baton Haxhiun. Këta të dy vuajnë kompleksin e inferioritetit para madhështisë së Ibrahim Rugovës edhe sot pas 18 vitesh kur ai nuk jeton më.

Së treti, u kërkoj ndjesë lexuesve që po i marr kaq seriozisht këta dy njerëz që i kanë sjellë aq shumë dëm Kosovës! Por vlerësoj se ata kanë akoma mbështetës në Kosovë e në Shqipëri, edhe pse në një mjedis tjetër të një kombi tjetër do të ishin shpallur të huaj për trupin e atij kombi”, është shprehur ai.

Bytyçi rikujtoi se edhe kur këta e shefat e tyre deshën ta ndajnë Kosovën spekuluan sërishmi me Ibrahim Rugovën.

“Kaq të pafytyrë ishin dhe janë!”, përfundon ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat