Vuçiq harroi masakrat në Kosovë, përkujtoi një fëmijë të vrarë nga bombardimet: Ne kurrë nuk do të hyjmë në NATO

Aktuale

Vuçiq harroi masakrat në Kosovë, përkujtoi një fëmijë të vrarë nga bombardimet: Ne kurrë nuk do të hyjmë në NATO

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:47
Alekandar Vuçiq

Presidenti serb, Alekandar Vuçiq, ka përkujtuar bombardimet e NATO-s ndaj caqve serbe, përfshirë sulmet ajrore në Beograd, gjatë vitit 1999.

Me këtë rast, ai bëri të ditur se Serbia kurrë nuk do të hyjë në NATO.

“Ne kurrë nuk do të hyjmë në NATO, ne do ta ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Ju nuk e keni dënuar me asgjë Serbinë, por nuk mund të na hiqni të drejtën për të jetuar për vendin tonë. Para jush është një Serbi që do të dijë të mbrojë veten”, tha Vuçiq.

Vuçiq vajtoi vdekjen e një fëmije nga bombardimet në Beograd, por harroi vrasjet makabre dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit, mund të jetë edhe si kundërpërgjigje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili ka deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat