Dialogu Kosovë-Serbi: Nesër takimi në Bruksel, nuk dihen propozimet

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi: Nesër takimi në Bruksel, nuk dihen propozimet

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:05
Krerët e Kosovës dhe Serbisë gjatë një takimi në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sqarimi nga guvernatori i Bankës Qendrore me ekip në fundin e shkurtit, nuk bëri punë.

Ndaj kryenegociatoi i Kosovës Besnik Bislimi, zhvilloi takim trepalësh në Bruksel javën që lam pas për çështjen e dinarit, me kryenegociatorin serb e ndërmjetësin evropian.

Nga aty u dakorduan që si Kosova edhe Serbia të dalin me propozimet e tyre deri të hënën e 25 marsit kur do të mblidhen përseri.

Se a janë popozimet e njëjta zyra e Bislimit s’u përgjigj, por opsioni i parë që BQK-ja ka dhënë është që Banka Popullore Serbe t’i dërgojë mjetet në BQK e kjo t’i shpërndajë nëpër llogaritë e serbëve.

Opsioni i dytë është përdorimi i një banke të tretë si ndërmjetësues, shembull “Deutsche Bundesbank” e ajo pastaj t`ia kalojë BQK-së.

Ndërsa mundësia e tretë kalon në nivel të bankave komerciale, ku një bankë nga Beogradi e nj nga Prishtina do të mund të shkëmbenin paratë që dedikohen për serbët në Kosovë. Përfshirja e politikës në këtë mes, sipas një ish-zëvendësguvernatori është gabim.

Sipas Fatmir Gashit, plani i veprimit i BQK-së, parasheh transferimin pa telashe, por kërkonte vetëm kohë.

E Gëzim Qerimi, si njohës i procesit tw dialogut po e quanë taktizim të qeverisë, njëherë refuzimin e tani pranimin për diskutim mbi dinarin.

Gashi e Qerimi mendojnë se rregullorja e re e BQK-së duhej trajtuar si temë e brendshme e jo të arrij deri në Kombet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat