Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit: Jemi bashkë në këto çaste të rënda

Aktuale

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit: Jemi bashkë në këto çaste të rënda

Nga: H.O. Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:37
Triumf Ferati

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Trium Feratit. Ai shkrun në Facebook duke shprehur ngushëllime familjes së Triumfit dhe mbarë Istogut.

Kryeministri Kurti shkruan ndër të tjera se ‘jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët’.

Postimi i plotë:

Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.

Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët.

Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat