25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Delawie: Forcat jugosllave po kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste

Aktuale

25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Delawie: Forcat jugosllave po kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:31
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkujtuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga forcat serbe.

Ish-ambasadori amerikan tha në një postim në X se forcat jugoslllave kryenin spastrime etnik dhe kanë bërë operacione terroriste.

“25 vjet më parë sot NATO filloi çlirimin e Kosovës nga forcat jugosllave që kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste që vranë mijëra dhe detyruan afro 1 milion shqiptarë të Kosovës të bëhen refugjatë në vendet fqinje në motin e dimrit.

#NATO #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai.

Postimi:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat