I dha fund jetës, Ilir Ferati prek me fjalët për vëllain: Kom me t’dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë

Aktuale

I dha fund jetës, Ilir Ferati prek me fjalët për vëllain: Kom me t’dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë

Nga: A.SH Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:39
Ilir Ferati dhe Triumf Ferati

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, pas vdekjes së vëllait të tij, Triumf Ferati ka prek me fjalët për të.

Ai ka thënë se Trimi e bëri jetën burrërisht.

“Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Trim - trimi jonë.

Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!

Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!

Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!

Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!

Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë!

Përgjithmonë, Trimi jem!

Përgjithmonë, Iliri yt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat