Dëshmitari i masakrës së Lybeniqit akuzon prokurorët për neglizhencë

Aktuale

Dëshmitari i masakrës së Lybeniqit akuzon prokurorët për neglizhencë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:43
Amrush Ukshinaj

Dëshmitari i masakrës së Lybeniqit në Pejë, Amrush Ukshinaj, tha se prokurorët në Kosovë nuk kanë shprehur gatishmërinë t’i intervistojnë të dyshuarit për krimet e luftës në Kosovë.

Ukshinaj tha se e ka paralajmëruar prokurorin për një të dyshuar që ka marrë pjesë në masakrën e Lybeniqit, ndërsa tha se prokurori nuk ka reaguar.

“Ata që s’dinë, janë edhe nja 3 a 4. Por një që din, është djalë i ri edhe ai, se nuk i kanë njohur ata njerëz, unë po iu tregoj edhe një rast tjetër që nuk donë prokuroria me e marrë. Quhet krimineli i Pejës, polic në Prishtinë, ai njeri ka marrë pjesë në Lybeniq, masakër, unë i them prokurorit, prokuror i nderuar, me qatë prokuror që e ka rastin Prishtina bashkëpuno se e kemi të njëjtin kriminel, nuk e marrin parasysh atë.

Unë them se është më mirë për shtet tëndin, me taku se ai person ka qenë i lindur në Pejë, gruan e Lybeniqit e ka pas ballë për ballë me banese në Pejë, ai polic e ka gjuajt bombën aty e ka mbyt, dmth nuk merren shqiptarët, ky shtet i imi që jam gëzuar boll kur është bë, që kur janë ardhë policia dalsha i këqyrsha e me thënë prokuroria jonë, policia jonë jo, me thënë nuk janë fakte këto, unë nuk di çka me thënë, nuk di kujt i konvenon nuk e di”, deklaroi Ukshinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat